Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Pastrimi i mushkërive në mënyrë natyrale për funksion më të mirë

    02/06/2018 | 13:14
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mushkëritë luajnë rol të rëndësishëm në trupin tonë pasi që janë përgjegjëse për furnizimin me oksigjen dhe largimin e dyoksidit të karbonit.

    Dhe, duke marrë parasysh që ato janë vazhdimisht duke punuar, është detyrë e jona të sigurohemi se mushkëritë janë në gjendjen më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

    Nëse më herët keni menduar se mushkëritë nuk kanë nevojë për ‘ndihmë’ që ta kryejnë funksionin e tyre, atëherë mendoni prapë. P.sh., kur ne thithim ajrin, ne gjithashtu i absorbojmë edhe toksina e ambientit, bakteret dhe gjërat tjera të dëmshme që mund të shkaktojnë probleme në mushkëritë tona.

    Kjo është pikërisht arsyeja se përse duhet të mësoheni t’i pastroni mushkëritë dhe t’i mbanë në gjendje të mirë.

    Praktikoni frymëmarrjen e thellë. Ushtrimet me frymëmarrje i mësojnë mushkëritë tuaja të zgjerohen, ndërkaq njëkohësisht i forcojnë muskujt për funksion më të mirë. Fillimisht, shtrihuni me shpinë në dysheme dhe vendosni duart në stomak. Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë për pesë sekonda. Mbajeni frymën për dy sekonda dhe pastaj lirojeni ngadalë ajrin nga mushkëritë për pesë sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim deri në dhjetë herë.

    Hiqni dorë nga duhani. Një mënyrë tjetër për pastrimin e mushkërive është lënia e duhanit. Vetëm imagjinoni se me sa shumë kimikale jeni duke e mbushur trupin çdo herë që pini cigare. Posa ta largoni këtë shprehi të dëmshme, ju do ta vëreni se e keni shumë më të lehtë të merrni frymë dhe jeni më pak të prirë të keni probleme të tilla.

    Çaji i gjelbër. Për pastrimin e mushkërive ju mund të mbështeteni edhe në konsumimin e çajit të gjelbër, pasi që antioksiduesit që gjenden në këtë çaj mund t’i largojnë toksninat që absorbohen përmes mushkërive, e njëkohësisht me këtë çaj edhe mund ta forconi sistemin e imunitetit. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.