Është hoxha që e dojnë të gjithë për punën e tij bamirëse që po bën. Halil Kastrati u bë adresë shprese për shumë nevojtarë në Kosovë.
Hoxha po sporovohet me sëmundjen e djalit të tij, por që në këtë betejë ai nuk u la vetëm pasi që të shumtë ishin ata që ndihmën ia kthyen moralisht, me lutje.
Para pak ditësh ai dha lajmin e mirë për të gjithë se djali i tij është drejt shërimit, por ajo që po bën menjëherë me t’u kthyer në Kosovë po befason edhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Halili në një fotografi tregoi se filloi menjëherë punën e tij për t’iu dhuruar strehë atyre që po i drejtohen.
Ende pa e marrë vetën nga ngjarja e rëndë që përjetoi, Halili po vazhdon t’u sjellë buzëqeshje shumë moshatarëve të djalit të tij./ORAinfo/.