Pas katër muajsh kërkim, është gjetur trupi i të moshuarit Vesel Bulica nga Kaçaniku.
Familjarët kanë treguar për “Indeksonline” se i ndjeri është gjetur në fshatin Biqec, disa kilometra larg vendit ku kishte jetuar, Strazha.
Ndërkohë, për kërkimin e Buliës ishin angazhuar shumë banorë të fshatit të tij.
Poashtu, pjesëmarrës në kërkim të tij ishin edhe forcat e Policisë së Kosovës dhe institucione tjera të sigurisë.