Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Paralajmërohet kallëzim penal ndaj kryeministrit

    13/06/2018 | 10:59
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata Kushtetuese e ka mbështetur vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për t’ia rritur pagën vetes.

    Ky institucion po pretendon se nuk ka gjetur asnjë shkelje të vetme të dispozitave kushtetuese nga 30 deputetët e Kuvendit, që iu drejtuan Gjykatës duke vënë në pikëpyetje kushtetutshmërinë e vendimit për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë politikë në Qeverinë e Kosovës.

    Nga vendimi i nënshkruar do të përfitojnë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, që me rritje do të marrin pagë 3 mijë e 400 euro, nga 1 mijë e 653 sa llogaritej pa shtesa e mëditje.

    Për këtë vendim deputetja Albulena Haxhiu nga radhët e Vetëvendosjes, e cila njëkohësisht e ka përcjellë në Kushtetuese kërkesën për rishqyrtim të rritjes së pagave të zyrtarëve qeveritarë, ka paralajmëruar edhe kallëzim penal për kryeministrin, ministrat që morën pjesë në vendim, si dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që vendosën në favor të tij, shkruan Zëri.

    Haxhiu e ka konsideruar si abuzim të parasë publike faktin që Kushtetuesja i dha të drejtë kryeministrit për këtë çështje./Insajderi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.