Qetësia që përshkon qytetin e Vushtrrisë gjatë iftarit mund të vërehet shumë lehtë nëse frekuentoni ndonjëren nga rrugët apo rrugicat e këtij qyteti.
Ka pak nga ata qytetarë që në këtë kohë mund të shihen rrugëve të qytetit që mban epitetin e qytetit më të lashtë, pothuajse në çdo qosh mbretëron qetësia.
Më madhështore kjo qetësi duket edhe kur mund të kemi pamje nga lartë, e ajo çka dëgjojmë është ezani dhe ajo çfarë shikojmë janë ndezja e kandilave.
Ne kemi siguruar disa pamje për ju të cilat japin imazhin më të mirë të Vushtrrisë e që mund të shihet nga lartë.