Shkencëtarët zbulojnë thuajse çdo ditë të reja rreth trupit të njeriut – madje disa prej tyre janë shumë të habitshme.
Më poshtë janë të renditura disa fakte që tregojnë se ka diçka vërtetë të fuqishme në trupin e njeriut. Acidi në barkun e njeriut mund ta shkrijë lehtësisht një brisk rroje. Por sigurisht nuk keni nevojë ta provoni këtë. Njerëzit mund të jetojnë pa stomak, me 75% të mëlçisë, një veshkë, 80% të zorrëve, një mushkri – kjo nuk do të jetë jeta më e lumtur, por është e mundur. Epidermi i trupit rigjenerohet çdo 2-4 javë. Në një vit njerëzi humbin rreth 0.7 kg lëkurë të vdekur. Kockat e një personi mesatar mund të përballojnë rreth 16 mijë njerëz që qëndrojnë mbi të. Ngjyra e syve mund të ndryshojë me moshën. Megjithatë, nëse ngjyra e syve ndryshon në mënyrë dramatike, ose nëse një sy ndryshon nga kafe në të gjelbër, duhet ta vizitoni mjekun. Ndryshimet e ngjyrave të syrit mund të jenë shenjë paralajmëruese e sëmundjeve të caktuara.
Flokët e njeriut mund të mbajnë peshën e dy elefantëve. Njerëzit mund të mbijetojnë më gjatë pa ushqim se sa pa gjumë. Mund të jetojmë rreth 3 javë pa ngrënë, por pas 11 ditësh pa gjumë, trupat fillojnë të mbyllen. Pa gishtin e vogël, do të humbisni rreth 50% të fuqisë së dorës tuaj. Trupi përmban 60.000 milje të enëve të gjakut. Gjatë jetës njerëzit prodhojmë pështymë të mjaftueshme për të mbushur 2 pishina./Kosovarja/.