Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Një grup studentësh nga Anglia vizituan komunën e Mitrovicës

    20/06/2018 | 15:28
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Të mërkurën në ambientin e komunës së Mitrovicës, shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, Nehat Bahtiri, ka mirëpritur një grup studentësh nga Universiteti “EXTER”, i Anglisë të cilët ishin të shoqëruar edhe me disa studentë tjerë nga kolegji IBCM- Mitrovicë.

    Shefi i kabinetit Nehat Bahtiri, falënderoj studentët në fjalë dhe ju uroj mirëseardhje atyre.

    Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër e qytetit të Mitrovicës dhe me aktivitetet të cilat zhvillohen në komunën tonë.

    Studentët po ashtu patën mundësinë që të shohin ambientin e komunës duke filluar nga administrata, e deri tek drejtoritë tjera komunale, me ç’rast panë edhe procedurat se si rrjedhin punët në këtë komunë.

    Studentët përmes këtij takimi u shprehen tejet të kënaqur për mirëpritjen e ngrohtë që patën nga zyrtarë të komunës si dhe ishin mjaft të interesuar për të bashkëpunuar me studentët tanë por edhe me vetë institucionet komunale.

    Vlen të theksohet se kjo vizitë e studentëve nga Anglia, ka qenë mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave të kulturave të ndryshme në mes të dy grupeve studentësh si dhe për nxitjet e programeve midis institucioneve.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.