Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nis restaurimi i Muzeut të Kastriotëve

    14/06/2018 | 16:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, ka nisur puna për restaurimin e Muzeut të Kastriotëve, monument kulture i kategorisë së II-të, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës.

    Përfaqësues nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër, Bashkia Dibër dhe shoqëria e restaurimit e cila do të kryejë punimet, ishin të pranishëm në nisjen e punimeve.

    Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së ka për qëllim restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës.

    Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e projektit është edhe muzealizimi. Duke vlerësuar inventarin e pasur të muzeut dhe ambientin e ekspozimit, projekti synon riorganizimin e tabelave të ekspozimit, në cilësi, dimensione dhe formë.

    Ndërhyrjet e parashikuara gjithashtu do të konsistojnë në hidroizolimin e tarracës, prishjen e degradimeve, pastrime, lyerje dhe riorganizim të ndriçimit.

    Muzeu i Kastriotëve ndodhet në fshatin Sinë të Njësisë Administrative Arras Bashkia Dibër. Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985. /ATA/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Alarm për bombë në Prishtinë – aktivizohet Policia e Kosovës
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.