Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Nga pas lufta Zvicra ka investuar në Kosovë 100 milionë euro

    05/06/2018 | 10:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Projektet për menaxhimin e ujërave të zeza janë tejet të rëndësishme dhe do ta kenë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës. Kështu tha Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Hubert Lebet dhe zëvendës shefin e Zyrës Zvicerane për bashkëpunim, Bernhard Soland, me të cilët diskutoi për mundësinë e zhvillimit të projekteve të ardhshme në fushën e menaxhimit të ujërave të zeza.

    Kryeministri Haradinaj, tha se Kosova ka mirëpritur investimet e deritashme zvicerane, të cilat kapin vlerën e 100 milionë eurove që nga paslufta dhe se është e përkushtuar që të bashkëpunojë edhe në projekte të radhës, veçmas në ato që kanë të bëjnë me minimizimin e dëmeve të ambientit dhe ruajtjen e tij.

    “Kosova është e hapur që të pranojë investime të huaja direkte që kanë të bëjnë me menaxhimin e ujërave të zeza. Aktualisht janë disa projekte të cilat janë në fazë të implementimit, por ka edhe të tjera të cilat po planifikohen”, tha Kryeministri Haradinaj, duke u zotuar, që Qeveria që ai drejton do të marrë përsipër zotimet e nevojshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e këtyre projekteve, të cilat mbikëqyren nga këshilli ndërministror.

    Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean -Hubert Lebet, falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe për ofrimin e bashkëpunimit në projektet që iniciohen nga shteti i tij, duke shtuar se Zvicra do të vazhdojë ta mbështes Kosovën, përmes projekteve konkrete në fushën e menaxhimit të ujërave. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.