Nën patronazhin e kryetarit të Komunës, Xhafer Tahiri, të hënën me 18 qershor prej orës 17:00 mbahet Akademi solemne me rastin e 17 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë.
Akademia mbahet në Kalanë e Vjetër të qytetit.
Përpos Akademisë solemne, paradite bëhen edhe HOMAZHE për ti nderuar Dëshmorët e kombit të rënë për liri.
Agjenda
Data 18 qershor
Nisja nga komuna,
10:00 – 10:10 – Përmendorja e Dëshmorëve (Vushtrri),
10:10 – 10:20 – Lapidari e Martirëve (Vushtrri),
10:20 – 10:40 – Shtatorja e Adem Jasharit (Vushtrri),
11:35 – 11:50 – Përmendorja e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës (Pestovë)
11:55 – 12:20 – Varrezat e Dëshmorëve Stanoc i Epërm