Nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nesër në mesditë prej orës 12:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës, mbahet mbledhje komemorative për gazetarin dhe ish zëdhënësin e komunës së Vushtrrisë, Shemsedin Preteni.
I ndjeri ndërroi jetë të premten në moshën 60 vjeçare në Gjermani, ku ishte duke u trajtuar nga një sëmundje të rëndë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër.