Iniciativën për pastrimin e mjedisit që tradicionalisht mbahet në gjithë Kosovën, i është bashkuar edhe Komuna e Vushtrrisë, e cila nesër ka planifikuar aktivizimin e qytetarëve por edhe institucioneve publike për një Vushtrri sa më të pastër.
Në aksionin e nesërm ‘Ta pastrojmë Vushtrrinë’, përveç drejtuesve të Komunës do të marrin pjesë edhe nxënës të shkollave dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Po ashtu ky aksion shumë i rëndësishëm, që përveç pastrimit të hapësirave, ka edhe rol në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit nga mbeturinat, mbështetet edhe nga Kompania regjionale për menaxhimin e mbeturinave, njësia në Vushtrri, si dhe nga kompani private.
Aksioni i pastrimit nis në orën 10:00 në lagjen tek “Ura e hekurit” në qytet, ku fillohet me pastrimin e hapësirës së shtratit të lumit ‘Tërrstenka’. Përveç hapësirave publike, në aksionin e nesërm është planifikuar edhe pastrimi i disa deponive ilegale të mbeturinave.