Aktivitet humanitare në qytetin e Vushtrrisë nuk kanë të ndalur, e sidomos tani kur jemi në muajin e madhërishëm të Ramazanit, muaj ky i mëshirës dhe solidaritetit.
Një aksion i tillë është zhvilluar edhe sot ku janë ndarë pako ushqimore për ata që kanë nevojë më së shumti, e që janë familjet në nevojë nga kjo komunë.
“Sot, Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale e Komunës së Vushtrrisë, fal bashkëpunimit me Islamic Relief zyra në Kosovë, realizoj shpërndarjen dhe furnizimin me pako ushqimore për 130 familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.” njofton Drejtori për Shëndetësi, dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli.