Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ministria e Kulturës punësoi 104 persona me kontratë mbi vepër

    30/06/2018 | 10:43Updated:30/06/2018 | 10:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë vitit që lamë pas Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sporteve (MKRS) kishte angazhuar 104 persona me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta, ku 14 prej tyre janë marrë pa procedura të rekrutimit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

    Shumë shkelje ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2017. Sipas Auditorit, MKRS-ja gjatë vitit kishte angazhuar 104 persona me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta (MSHV). Sipas Auditorit, në bazë të Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës këto i nënshtrohen Ligjit për Detyrimet dhe për to duhet të zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

    “Ne kemi vërejtur se nga 104 të angazhuarit me MSHV, 14 prej tyre janë marrë pa procedura të rekrutimit. Angazhimi i punëtorëve me MSHV pa procedura adekuate të rekrutimit rrit rrezikun që të angazhohen personat jokompetentë për pozitat përkatëse dhe kjo mund të rezultojë në mosefikasitet operacional dhe mosarritje të objektivave të organizatës. Ministri duhet të sigurojë se punonjësit me kontrata për shërbime të veçanta të angazhohen me procedura rekrutuese sipas kërkesave ligjore”, thuhet në raportin e Auditorit për MKRS-në./ZERI

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të nivelit botëror në Kampusin e Universitetit të York Europe në Selanik, Greqi
    • Armë, municion e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq – Policia jep detajet
    • E martë e vranët, herë pas here del dielli
    • Shi e borë, parashikimi i motit për nesër
    • Nga mërgimi në front: rrugëtimi i Agim Islamit, një jetë e lidhur me idealin e lirisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.