Mulla Asllan Murati është i njohur si pjesëmarrës nëpër trueza dhe takime shkencore që organizoheshin në Kosovë, Kudo me kumtesat e tij historike, por edhe me polemikat që zhvillonte nëpër këto tryeza dhe takime shkencore, lente përshtypjen e një njohësi jo vetëm fetar , por edhe shkencor.
Hilmi Saraçi
Në vitin 2005 kisha Katolike kishte organizuar një truezë shkencore me temën “Mitrovica gjatë shekujve”, ku kishte ftuar disa personalitete të njohura historike dhe shkencore si prof. dr.Jahja Drançollin, dr. Xheladin Shalën, prof.dr. Daut Bislimin, prof.dr. Adem Zejnullahun, prof.dr. Jusuf Osmanin, prof.Mulla Asllan Muratin e të tjerë.Prof.dr. Jusuf Osmani ,drejtor i Arkivit të Kosovës (2005) e kishte përkujtuar Mulla Asllanin për tryezen shkencore që do të mbahet, e organizuar në Mitrovicë,nga kisha katolike, prandaj së bashku kishin shkuar në Shtëpinë e Kulturës “Rexhep Mitrovica”. Tani salla ishte e mbushur plotë me pjesëmarrës.Prof. dr.Jahja Drançolli e kishte marrë fjalën dhe në fillim kishte përshëndetur ipeshkvin Dodë Gjergjin dhe kishte lexuar kumtesën e përgatitur, pastaj dr. Xheladin Shala, prof.dr. Adem Zejnullahu, prof.dr. Jusuf Osmani e të tjerë paraqesin kumtesat e tyre të përgatitura.Kah fundi Mulla Asllan Murati e kishte marrë fjalën duke përshëndetur gjithashtu të pranishmit dhe duke pëlqyer këtë tryezë shkencore të organizuar nga kisha katolike.Mulla Asllani kështu e kishte filluar fjalën:
“Të nderuar professor dhe përfaqësues të kishës katolike.Kam një konsideratë të veçantë ndaj jush dhe mendoj se kapitali më i madh është intelegjenca e Kosovës – të gjithë ju që merni pjesë në këtë simpozium, por mos me shihni për të madhe që unë si teolog, atë që me thotë zemra, ma thotë edhe gjuha.Keni folur në veçanti fjalë të mëdha, duke përmendur Papa Klemendin, Skenderbeun , Nënën Terezë e të tjerë, por nuk e keni prekur temën bosht “Mitrovica gjatë shekujve”. Për këto figura kemi respekt të veçantë, por, këto figura kurr nuk kanë qenë në Mitrovicë.Prof,dr.Adem Zejnullahi bën përjashtim që foli për disa ngjarje gjatë shekujve në Mitrovicë. Pastaj Mulla Asllani në fjalën e tij shpjegon për disa ngjarje që ishin drejtpërdrejt të lidhura me Mitrovicën si ishte konsulli rus dhe vrasja e tij në Mitrovicë. Konzullin rus e kishte vrarë një ushtar shqiptar, Ibrahim Halit Suka nga rrethi i Gjilanit . Pasi Fuqitë e Mëdha i kishin bërë presion Sulltan Hamidit të dytë që ta tërheq Isa Boletinin nga Kosova ,sepse Isa Boletini nuk lejonte të vendoset konsulli rus në Mitrovicë. Sulltan Hamidi i dytë detyrohet nga Fuqitë e Mëdha që ta tërheq Isa Boletinin me tërë familjen në Stamboll në vitin 1902. Pas shkurjes se Isas në Stamboll, Rusia vendos konsullin e vet Mihail Shqerbinin në Mitrovicë. Me 1903 Isa Boletini nga Stambolli organizon Shaljanët që ta sulmojnë Mitrovicën, për t’u treguar Fuqive të Mëdha edhepse Isa Boletini gjendet në Stamboll, ka Isa të tjerë në Kosovë. Kështu Shaljanët të organizuar dhe të prirë nga Hamdi dhe Shaban Gavazi vijnë deri të Ura e Sitnicës (Shupkovc) për ta marrë Mitrovicën. Ushtria turke u kundëvihet me topa ( duke gjuajtur në ajr) në drejtim të tyre nga lagja e Bajrit. Konsulli rus atëherë kishte dalë të topat dhe kishte urdhëruar: ”Mos gjuani në “hava” , por në drejtim të turmës së ushtarëve shqiptarë. Në këto momente ishin vrarë prijësit shaljanë me afër 90 luftëtarë të tjerë. Kur për këto kupton ushtari shqiptar rezervist kthen pushkën dhe e qëllon për vdekje konsullin rus
*
(Kisha ortodokse serbe në Mitrovicë kishte filluar të ndërtohet në kohën kur kishte ardhur konsulli rus në Mitrovicë me 1903 kurse ka përfunduar se ndërtuaru në vitin 1913, pas Luftës Ballkanike. Kështu kisha ortodokse serbe fotografin e konsullit rus gjithmonë e ka mbajtur në kishë…)
Pastaj Mulla Asllani kishte polemizuar më priftin (katolik), i cili në komtesën e tij kishte theksuar se “feja islame nuk është mjaft tolerante, sepse nuk e pranon Isusin për hyjni”. Mulla Asllani i drejtohet priftit:
“Zoti prift ju po thoni se feja islame nuk është mjaft tolerante , sepse nuk po e pranojka Isusin për hyjni. Ne (muslimanët shqiptarë), për hyjni e pranojmë vetëm të madhin zot, krijuesin e gjithësisë që është Një dhe i pashoq. Edhe Muhamedi a.s. që i besojmë dhe e duam nuk e pranojmë për hyjni, por vetëm si profet të Allahut. Gjithashtu edhe Isen a.s. (Isusin) e pranojmë si profet të Allahut.Pra urdheroni ju (të krishterët katolik) dhe pranoni Muhamedin a.s. për profet të Allahut, si e pranojmë ne Isusin për profet të Allahut…
Pastaj Mulla Asllani kishte vazhduar se ne shqiptarët kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe, kur është çështja e atdheut çdo herë shqiptarët e tri feve krah për krahu kanë luftuar kundër armikut- për mbrojtjen e tij. Kemi shembuj nga historia. Unë po e përmendi vetëm një shembull kur në vitin 1924, me rastin e formimit të shtetit demokratik në krye me Fan Nolin (ortodoks), Hasan Prishtinën (musliman) dhe Luigj Gurakuqin (katolik), këto tri figura markante pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare ,sëbashku formuan shtetin e parë demokratik… Hoxha i nderuar Hafis Ibrahim Daliu, në vitin 1909 ishte zev.drejtor në Shkollën Normale të Elbasanit- Luigj Gurakuqi ishte drejtor. Kur turqit e rinj një ditë e kishin ftuar Hafis Ibrahim Daliun dhe i kishin thënë : “Eja , hape një shkollë në turqishte apo arabishte –le shkollën shqipe. Haxhi Ibrahim Daliu u kishte thënë:
“Edhepse jam një hafis,
Jam shqiptar me gjak me fis”…
Pas diskutimit të Mulla Asllan Muratit, me duartrokitje kishte marrë fund kjo tryezë shkencore…

