Janë grumbulluar afro 27 mijë dollarë nga donacioni për Xhakën, Shaqirin dhe Lichtsteiner.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner u dënuan nga FIFA për shkak se këta të fundit e bënë simbolin e popullit shqiptarë, shqiponjën, në ndeshjen ndaj Serbisë, shkruan IndeksOnline.
Xhaka dhe Shaqiri u dënuan me nga 10 mijë franga (20 mijë të dy), kurse ish-lojtari i Juventusit, tani i Arsenalit me vetëm 5 mijë franga.
Personi i fundit që dhuroi të holla në donacionin “gofundme”, ishte Ministri i Tregtisë në Kosovë, Bajram Hasani.
Hasani kishte deklaruar menjëherë pas vendimit të FIFA-s, se do t’ia dhuronte pagën mujore futbollistëve të dënuar.
Ai e mbajti fjalën dhe në llogarinë e Rilind Reka-s i cili e themeloi këtë donacion, shkuan 1 mijë e 357 euro.
Kujtojmë që deri më tani janë grumbulluar plotë 26 mijë e 981 dollarë./IndeksOnline/.