Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Media serbe: Pritet një valë tërheqjeje e njohjeve të Kosovës

    04/06/2018 | 14:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ndërmjet Beogradit e Prishtinës po zhvillohet një luftë diplomatike rreth tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

    Sipas gazetës së Beogradit “kurir”vendimin për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës së shpejti mund ta marrin Gana, disa shtete të Karaibeve dhe Burkina Faso.

    “Aktiviteti diplomatik është drejtuar nga shtetet me të cilat ekzistojnë rrënjët e lidhjeve tradicionale nga periudha e Lëvizjes së Mosinkuadrimit e me të cilat ende kemi bashkëpunim në fusha të ndryshme dhe kultivojmë përkrahje të ndërsjellë në suazat ndërkombëtare. Pikërisht për këto arsye, ekipi ynë shtetëror ka intensifikuar takimet dhe bisedat me zyrtarë të këtyre vendeve për të shqyrtuar vendimin e tyre për njohjen e Kosovës”, citon ky medium, siç thotë, burimin nga qarqe diplomatike.

    Delegacione nga këto vende janë pritur disa herë nga kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nga kryeministrja , Ana Bërnabiq, kryetarja e parlamentit Maja Gojkoviq dhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.

    Javën e shkuar për vizitë në Serbi kanë qëndruar kryetari i parlamentit të Ganës Michell Oque, ai i Guinesë – Bisao Ciprian Kasam si dhe sekretarja e përgjithshme e Asociacionit të shteteve të Karaibeve, John Somer.

    Njohjen e Kosovës. deri më tash, thotë “kurir”, e kanë tërhequr Guineja Bisao dhe Suriname./Koha.net/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.