425 punëtorë të arsimit do dërgohen sivjet për pushime në Shqipëri nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
Kështu njoftoi SBASHK duke treguar edhe ndarjen e grupeve të mësimdhënësve që do të shkojnë periodikisht në pushime.
“Grupi i parë prej 110 pushuesve tanimë po kalojnë çaste pushimi e rekreacioni buzë valëve të detit në Durrës dhe përshtypjet e tyre janë të shkëlqyera. Ata të mbështetur nga Komisioni mbikëqyrës i SBASHK-ut, krahas pushimit, po zhvillojnë edhe takime në të cilat flasin për angazhimet sindikale dhe për mobilizimin e shtuar që duhet bërë në përpjekje arsim edhe më të mirë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e SBAShK.
Sipas SBAShK me të përfunduar pushimet e grupit të parë do të dërgohen në pushime edhe 315 anëtarë të SBASHK-ut nga e tërë Kosova./Insajderi/.