Në mbledhjen e rregullt Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë, nën kryesimin e Nasuf Aliu, sot ka miratuar draft-kornizën afatmesme buxhetore për vitet 2019-2021, ka marr vendim për nismën e ndryshimit dhe plotësimit të statutit të komunës, e po ashtu ka marr vendim edhe për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës për qëndrim ditor për fëmijë me nevoja të veçanta në objektin tashmë të ndërtuar në fshatin Nedakoc.
Në këtë mbledhje, Kuvendi po ashtu ka miratuar në lexim të parë Planin e Komunës së Vushtrrisë për transparencë.
Në këtë seancë është shqyrtuar edhe informata lidhur me inspektimin e bizneseve, informatën e Drejtorisë së administratës, si dhe çështje tjera.
Me propozimin e anëtarit të Kuvendit, Shpëtim Zhegrova, mbledhja e sotme ka filluar me një minutë heshtje në nderim të ish kryetarit të Komunës, Hajzer Krasniqi, i cili ndërroi jetë në fund të javës që shkoi.