Në programin festiv të mbajtur sot për nder të Ditës së Qlirimit të qytetit të Vushtrrisë, ndër të tjera Kuvendi Komunal ndau çmimin “nderi i qytetit”, i cili iu nda Emin Selacit për kontributin e tij si veprimtar, humanist, si njëri ndë nismëtarët e parë për themelimin e shoqatës humanitare bamëmirëse “Nën Tereza” në Vushtrri, për ndihmën e ofruar për familjet e minatorëve, arsimtarëve, punëtorëve në përgjithësi dhe familjeve të skamnorëve.
Çmimin e ndau Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri.
Për këtë çmim është vendosur në mbledhjen e Kuvendit Komunal, përkatësisht më30.05.2018.