Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kryetari Tahiri telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Hajzer Krasniqit

    25/06/2018 | 00:26
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    I pari i Komunës së Vushtrrisë përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen Krasniqi për ndarjen të ish-kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Hajzer Krasniqi.

    Në vijim gjeni telegramin e ngushëllimit nga kryetari Tahiri:

    E nderuara familje e profesor Hajzer Krasniqi!
    Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë!

    Me dhembje e pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit,
    atdhetarit, veprimtarit të çështje kombëtare, kryetarit të parë të zgjedhur të Komunës
    së Vushtrrisë, Prof. Hajzer Krasniqi.

    Profesor Hajzer Krasniqi, ishte njeri i urtë, e atdhetar i madh, ai nga qytetarët e
    Vushtrrisë do të kujtohet gjithmonë si Kryetari i parë i zgjedhur me votën e lirë të
    qytetarëve të Vushtrrisë. Profesori Hajzer, ishte njeri i popullit e donte popullin e tij
    të cilët i besuan vizionit të tij edhe në kohërat më të vështira por edhe pas përfundimit
    të luftës.

    Profesor Hajzer Krasniqi iu bashkua që në fillim vizionit të Dr. Ibrahim Rugovës dhe
    intelektualëve të tjerë në lëvizjen e madhe nacionale për liri e pavarësi të Kosovës në
    fillim vitet 90-ta. Profesor Krasniqi ishte themelues e kryetar i parë i Degës së
    Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, anëtarë i Kryesisë qendrore të LDK-së
    dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt e më besnik të Dr. Rugovës. Ai ishte edhe
    kryetar i Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve në Komunën e Vushtrrisë, ishte po ashtu
    edhe Qytetar Nderi i Vushtrrisë.

    Ai mbetet politikani shembull që i qëndroi besnik idealeve të shenjta të shërbimit të
    ndershëm në interes të qytetarëve dhe të qytetit.
    I qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshi dhe për lirinë e pavarësinë e të
    cilës punoi deri në frymën e fundit.

    E nderuara Familje Krasniqi!
    Ju lutem pranoni ngushëllimet më sinqerta në emër timin dhe në emër të gjithë
    qytetarëve të Vushtrrisë!

    Me pikëllim,
    Xhafer Tahiri,
    Kryetar

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.