Prej se ka marr detyrën në udhëheqjen e Komunës së Vushtrrisë, kryetari Xhafer Tahiri, sot ka raportuar para qytetarëve për punën e tij në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së tij.
Raportimin e tij të parë para qytetarëve të Vushtrrisë të mbledhur në sallën e Kuvendit të Komunës në objektin e ri të Kuvendit Komunal, Tahiri e ka quajtur simbolikë shumë të rëndësishme, që mbledhja e parë në objektin e ri të Komunës po mbahet me qytetarë, transmeton portali Veriu.info.
Ndryshe ai ka raportuar për punën e kabinetit të tij dhe komunës në përgjithësi në gjashtë muajt e parë të këtij viti.
Të arriturat kryesore në gjashtë mujorin e tij në drejtimin e Komunës, kryetari Tahiri ka vlerësuar aprovimin e projektit të Parkut të biznesit në fshatin Lumadh për të cilin tha se së shpejti do të filloj me ndërtimin, pastaj edhe nisjen e aprovimit të Planit operativ për shtrirjen dhe menaxhimin e mbledhjes së mbeturinave në gjithë territorin e Komunës së Vushtrrisë.
Po ashtu nga qytetarët e Vushtrrisë kryetari i Komunës ka kërkuar që të bëjnë kontrolle si të shërbimeve që ofron Komuna e Vushtrrisë, ashtu edhe për punën që bëhet nga mësimdhënësit dhe nga drejtorët në shkolla të Vushtrrisë.
Ndryshe, qytetarët përveç vlerësimit pozitiv për punët që janë bërë nga komuna, në këtë takim ata ka folur edhe për hallet dhe sfidat që kanë.
Hysen Ademi, kryetar i Këshillit të fshatit Pestovë, ka kërkuar që Komuna e Vushtrrisë të ketë takime më të shpeshta me kryetarët e Këshillave të fshatrave dhe lagjeve, në mënyrë që siç ka thënë ai të i dijë më mirë prioritet nëpër lokalitete. Ismet Smakiqi nga fshati Resnik, tha se në fshatin e tyre kanë mungesë të infrastrukturës rrugore në disa lagje, por edhe me mungesë kanalizimi. Po ashtu edhe Hamdi Ferizi, nga fshati Pasomë, tha se kanë probleme me mungesën e kanalizimit.
Shqetësim i qytetarëve, sidomos atyre që banojnë në fshatra është se ende nuk është vënë në funksion sistemi i ujësjellësit në fshatra. /Veriu.info/.