Sot i jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë dje në moshën 57 vjeçare.
Aktivitetet komemorative dhe varrimi organizohen nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Agjenda:
12:00 -13:00 – homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës,
14:00- mbledhje komemorative në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës,
17:00 – varrimi në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Dragodan.
Në nderim të Fadil Vokrrit, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e diel, 10 qershor 2018, ditë zie në Kosovë.
Vokrri ndërroi jetë si pasojë e një sulmi kardiak.
Shumë qytetarë natën e mbrëmshme kanë ndezur qirinjtë për ta nderuar të ndjerin Fadil Vokrri. /Telegrafi/