Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kolegji ISPE dhe Universiteti Seinäjoki sjellin në Kosovë Fakultetin e Infermierisë

    20/06/2018 | 23:33
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kolegji ISPE ka nënshkruar të mërkurën marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Shkencave të Aplikuara Seinäjoki në Finlandë, nëpërmes të cilës studentëve kosovarë do t’ju mundësohet diploma të dyfishta, të vlefshme në Kosovë, Finlandë dhe vende të tjera të BE-së.

    Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Këshillit të Kolegjit ISPE, Gjenerali gjerman Volker Halbauer dhe Presidenti i Universitetin Seinäjoki, Prof. Dr. Tapio Varmola.

    Palët nënshkruese janë dakorduar që të organizojnë një Program të Përbashkët të Diplomës në Bachelor (3 vite e gjysmë) në fushën e infermierisë dhe kujdesit shëndetësorë dhe studentët të cilët diplomojnë në këtë program do të marrin diploma nga ISPE dhe nga Universiteti Seinäjoki në Finlandë.

    Marrëveshja thotë se institucionet përkatëse gjatë lëshimit të diplomave të përbashkëta do të respektojnë plotësisht parimet dhe qëllimet e përcaktuara në Kornizën për Kualifikimet e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë (EQF), legjislacionin në fuqi në të dy vendet, rregulloret dhe statutet e të dy institucioneve përkatëse etj.

    Marrëveshja parasheh edhe shkëmbime akademike të studentëve dhe profesorëve dhe punë praktike në klinikat e Universitetit Seinäjoki në Finlandë. Përveç infermierisë marrëveshja parasheh shkëmbime akademike në të gjitha programet që ofrojnë ISPE dhe Universiteti Seinäjoki.

    “Duke qenë se Evropa është duke kaluar nëpër një proces të vazhdueshëm të zgjerimit dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor aspiron të bëhet pjesë e tij në të ardhmen, nevoja për programe arsimore që ofrojnë njohuri dhe kompetenca të duhura është me rëndësi të veçantë në këtë pjesë të Evropës”, ka thënë në Prishtinë, drejtoresha e për Bashkëpunim ndërkombëtar e Universitetit Seinäjoki, Helli Kitinoja.

    Drejtoresha Kitinoja ka thënë se Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Seinäjoki dhe Kolegji ISPE kanë për qëllim të ndjekin zhvillimin e programeve të ndryshme të bashkëpunimit dhe për të arritur këtë, dy palët janë pajtuar për shkëmbimin e ndërsjellë të stafit të mësimdhënies dhe hulumtimit me synimin e mbajtjes së ligjëratave, ushtrimeve, punës praktike, konferencave, projekteve të përbashkëta hulumtuese dhe shkëmbimit të përvojave të tjera në fushën e interesave të përbashkët.

    Ajo ka thënë se kjo marrëveshja ka përkrahjen e plotë të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës së Finlandës dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë. “Kemi zhvilluar kontakte me ministritë e Arsimit në Finlandë dhe Kosovë dhe kemi përkrahjen e plotë të tyre, sepse ky projekt është me rëndësi për të dyja vendet.

    Marrëveshja parasheh edhe shpërndarjen dhe shkëmbimin e publikimeve dhe informacioneve për fushat specifike të studimeve dhe hulumtimeve.

    ISPE dhe Universiteti Seinäjoki janë marrë vesh edhe për mbështetje reciproke dhe bashkëpunim në rishikimin e kurrikulave ekzistuese me synimin për të ruajtur trendin e politikave të zhvillimit të arsimit në nivel lokal dhe ndërkombëtar dhe për të qëndruar në trend me nevojat e tregut të brendshëm dhe rajonal të punës dhe njohurive.

    Universiteti i Shkencave të Aplikuara Seinäjoki në Finlandë është ndër më të njohur në botë në fushën e shkencave dhe teknologjisë. Sistemi finlandez i arsimit të lartë ndahet në universitete hulumtuese tradicionale, të cilat përqendrohen më shumë në kërkimet akademike dhe në universitetet e shkencave të aplikuara, të cilat theksojnë më shumë ndërlidhjen e kuadrove me tregun e punës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.