Në përfundim të këtij viti shkollorë, për paralelet boshnjake në Mitrovicë, ishte tejet e vështirë të gjinden dëftesat dhe certifikatat në gjuhën boshnjake.
Mirëpo këto ua siguroi asistentja e Ministrit të Zhvillimit Rajonal, znj.Selima Mustafiq me prejardhje po ashtu nga qyteti i Mitrovicës.
Edhe pse ishte tejet e vështirë gjetja e tyre, pas shumë kontakteve me librari të ndryshme, arriti të siguronte dokumentet e kërkuara për të gjithë nxënësit boshnjak.
Veç kësaj, ajo i kishte ftuar nxënësit edhe në iftar, në shenjë respekti dhe bamirësie në muajin e shenjtë të ramazanit./Kosovarja/
Lexo më shumë në: http://www.kosovarja-ks.com/.