Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kjo është mësuesja që theu tabutë në Kosovë

    01/06/2018 | 16:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Para luftës në Kosovë ishte sfidë shkollimi i grave. Madje atëbotë vështirë të dëgjohej për ndonjë grua të shkolluar. E larg mendjes ishte edhe punësimi i tyre.

    Fati i tyre shpeshherë përcaktohej nga prindërit e tyre, si jo rrallëherë ato martoheshin në moshë të re e krijonin familje.Por një përvojë të tillë nuk e kishte Habibe Ibishi, për të cilën kishte dëgjuar e gjithë Kosova në atë kohë.Ajo përveç që kishte thyer mitin për shkollimin e grave, punonte si arsimtare, po ashtu ishte aktiviste e të drejtave të grave, punonte për arsimin e tyre.
    Habibja shkollën normale e kishte kryer në Gërmovë ndërsa të lartën në Ferizaj.

    Pas disa vitesh ajo zuri vend në shkollën “Ganimete Tërbeshi” në fshatin Smirë të Vitisë, ku prej tash do ushtronte profesionin e mësueses.Pasi që Habibja ishte nga fshati Gërmovë, për te shkuar në vendin e punës bënte çdo ditë 6 kilometra rrugë.

    Habibja dallohej për të mirë nga kolegët e saj në punë. Ajo po ashtu lavdohej edhe nga Enti Pedagogjik i Gjilanit për punë të suksesshme.

    As këtu nuk mbarojnë fjalët e mira për mësuesen Habibe. Ajo tashmë po bënte namin edhe jashtë shkollës. Rilindja raportonte se mësuesja ishte edhe anëtare e Konferencës Komunale për aktivitetin shoqëror të gruas.

    Aktivistja Habibe njashtu ishte edhe porotë e Gjykatës Komunale.

    Në anën tjetër, ajo krahas punëve të tjera është angazhuar edhe për arsimimin e atyre grave që nuk ishin përfshirë në shkollimin e rregullt.Habibja mbante kurse mësimi për këto gra. Megjithatë ajo mendonte se në kohën që jetonte ajo kishin filluar ca fije shprese për emancipimin e grave shqiptare.Krahas jetës profesionale e aktiviste, Habibja ishte e martuar, bënte jetë të lumtur bashkëshortore.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.