Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një kumtese për media ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të shqyrtojnë me seriozitet më të madh kërkesat e dala nga takimi i përbashkët i shoqatave sindikaliste të punëtorëve.
Në takimin e përbashkët te shoqatave sindikale te punëtoreve te Trepçës dhe te stafit menaxhues te Trepçës te thirrur për implementimin e kërkesave te punëtoreve te Trepçës ne Statutin e ndërmarrjes Trepça sh.a. dolën këto kërkesa sa vijon:
1. Kërkohet që të bëhet ndryshim-plotësimi i Ligjit për Trepçën i cili shihet si pengesë për implementimin e kërkesave te parashtruara te punëtoreve te Trepçës.
2. Draft Statuti I Trepça sh.a. i propozuar nga Bordi i Trepçës te kthehet ne piken zero.
3. Te garantohet qe kërkesat e parashtruara sociale te zgjidhen me ligj paralel me aprovimin e Statutit te Trepça sh.a.
4. Fizibiliteti ne te cilin është bazuar Ligji mbi Trepçën është I papranueshëm andaj kërkohet qe te të behet një fizibilitet ne te cilin do te jenë te kyçur edhe ekspertet me eminent te Trepçës dhe Kosovës./Veriu.info/ .