Vushtrria njihet si ndër qytetet e rralla të cilat respektojnë shumë muajin e shenjtë të ramazanit, ku gjatë ditës rrugët e qytetit janë pothuajëse të boshatisura nga njërëzit.
Sumë kafiteri në Vushtrri gjatë ditës janë të mbyllura për shkak të mungesës së njerëzve, për tu hapur menjëherë pas kohës së iftarit ku atmosfera është krejtë ndryshe nga ajo që ishte në mesditë. Në kohën pas iftarit të gjitha kafiteritë dhe çajtoret e Vushtrrisë janë të stërmbushura me njerëz ku menjëher të bie në sy një atmosferë ndryshe jo vetem nga ajo që ishte gjatë ditës por ndryshe edhe nga ditët dhe netët e zakonshme në Vushtrri.
Çajtoret të cilat nuk punojnë fare gjatë muajit të ramazanit janë: çajtore “Te Rona” dhe çajtore “Elbasani” të cilat gjenden Te Xhamia e madhe e qytetit, përkatësisht përball qendrës./VushtrriaOnline/Albanë Perçuku