Njohës të çështjeve të sigurisë pohojnë se imamët të cilët do të ligjërojnë para të burgosurve duhet të verifikohen me kujdes nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) pasi disa prej tyre përmes rrjeteve sociale kanë bërë nxitje të urrejtjes fetare. Në anën tjetër, zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) presin arritje pozitive sa i përket deradikalizmit të të burgosurve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Marrëveshje e bashkëpunimit për realizimin e rehabilitimit dhe të riintegrimit të personave të burgosur në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës në maj të këtij viti po cilësohet si njëri nga hapat më të mirë të këtyre dy institucioneve në zhdukjen e radikalizmit dhe të urrejtjes fetare.
Megjithatë ende nuk dihet se kur do të nisë saktësisht implementimi i kësaj marreveshje.
Zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës pohojnë se ky proces ende nuk ka nisur.
Zyrtari për informim në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Jeton Kabashi, i ka thënë gazetës “Zëri” se nuk është përcaktuar se sa do të zgjasë procesi i realizimit të rehabilitimit dhe të riintegrimit të personave të burgosur.
Sipas tij, SHKK-ja pret arritje pozitive nga ky proces…(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)