Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Katër trajtat e një psikopati

    13/06/2018 | 15:06
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kur e dëgjoni fjalën “psikopat”, me siguri se ju kujtohen djelmoshat e rrezikshëm nga filmat horror apo krim të Hollywood-it.

    Sidoqoftë, me njerëz të tillë takohemi pothuajse çdo ditë në jetën reale, ku 1 për qind e tërë popullsisë së botës besohet se janë psikopatë, transmeton Telegrafi.

    Disa psikologë kanë treguar për disa trajta të cilat i kanë psikopatët, prandaj në përditshmëri, nëse dyshoni në dikë, shikoni mos i posedon këto trajta:

    Mungesa e mëshirës

    Psikopatët janë shumë ndryshe nga njerëzit tjerë sepse nuk kanë ndjenja të mëshirës, besimit apo faljes. Ata gjithashtu dinë shumë mirë t’i manipulojnë tjerët dhe i lëndojnë njerëzit pa u menduar dy herë.

    Janë manipulues

    Psikopatët janë tejet të zotë sa i përket manipulimit. Dhe, përderisa tjerët e manipulojnë dikë pa qëllim apo për të përfituar ndonjë gjë, psikopatët e bëjnë vetëm se ju pëlqen ky proces.

    E duan vetëm veten

    Psikopatët janë narcisistë në çdo mënyrë! Ata sigurohen të jenë superiorë mbi tjerët, pavarësisht se kush janë ata.

    Janë gënjeshtarë

    Gënjeshtra është shumë e thjeshtë për njerëz të tillë. Jo vetëm se janë dyfytyrësh – por kanë shumë fytyra. Në shumicën e rasteve, veprat e tyre nuk përshtaten me fjalët e tyre. Ata e gënjejnë çdo njeri pa ndonjë arsye të mirë, dhe as që përpiqen ta fshehin këtë. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Alarm për bombë në Prishtinë – aktivizohet Policia e Kosovës
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.