Femra nga vetë natyra është e ndjeshme, shumë më e ndjeshme se mashkulli. Por, një grua shtatzënë është akoma edhe më e ndjeshme, preket për gjëra të vogla, gati të parëndësishme. Preket kur shikon një film romantik, madje edhe një reklamë mund ta bëjë për të qarë.
Por, sa ndikon e qara e nënës te fëmija? Mjekët këshillojnë nënat shtatzëna se para se të qajnë duhet të mendojnë për fëmijën e tyre, pasi një gjendje jo e mirë emocionale e nënës ndikon drejtpërdrejt te fëmija. Nuk është e vërtetë që fëmija nuk ndjen asgjë, fëmija përjeton të njëjtat emocione si nëna. Situata ndryshon nëse flasim për probleme më të rënda të nënës, siç është depresioni. Nëse gjatë shtatzënisë nëna kalon faza depresioni, kjo ndikon të fëmija në formimin e personalitetit pasi të lindë. Nëse nëna kalon depresion gjatë shtatzënisë , ekspertët thonë se fëmija pasi të lindë do jetë shumë më i ndjeshëm dhe i pasigurt.
Prandaj gratë shtatzëna duhet të mundohen të jenë sa më të qeta, të bëhen të forta, duke menduar për shëndetin e fëmijës në radhë të parë./Burimi ”kidstime”