Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore do të bëhet më 21 qershor.
Komunikata e plotë e MASHT-it
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Fitër Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më datë 21 qershor 2018.
Maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune, ndërsa publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27 qershor 2018.