Vushtrria dhe Isa Sadriu i kanë ndarë përfundimisht rrugët dhe s’do të jenë së bashku në edicionin e ri.
Lajmi është konfirmuar për gazetën nga drejtori sportiv i vushtrriasve, Muhamet Dragusha.
“Isa Sadriu është larguar përfundimisht me pëlqimin e dy palëve. Klubi më ka komunikuar lajmin pasi kam marrë postin e drejtorit sportiv dhe sipas fjalëve të bordit, rrugët me Sadriun janë ndarë në mënyrën më të mirë”, deklaroi Dragusha për Gazetën Olle.
Ai shtoi se Vushtrria po i shikon disa mundësi për trajnerin e ri.
“Jemi në bisedime me disa trjanerë. Jemi duke i vlerësu sukseset e tyre, por edhe të shohim kriteret që i kemi përcaktuar”, shtoi Dragusha.
Vushtrria mëton inkuadrimin në Superligë, gjë të cilën dështoi ta arrijë në barazh ndaj Flamurtarit. /Gazeta Olle/