Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    “Interregnumi” i Adrian Pacit

    01/06/2018 | 14:08
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kritiku dhe kuratori Hrag Vartanian analizon veprën e artistit të njohur shqiptar “për kohën mes sundimeve” – vdekjen e diktatorëve dhe të vërtetën për zinë dhe vajtimin nga Evropa në Azi (vdekja e Leninit, Stalinit, Mao Zedongut, Zhou Enlait, Josip Broz Titos, Kim Il-sungut, Enver Hoxhës…). Në video shihen turmat, por jo i ndjeri. Në rastet e tilla është përherë e vështirë të dallohet nëse lotët janë të detyrueshëm apo të sinqertë. Sepse, ky vaj është regjistruar para kamerave, nën mbikëqyrje. Vartarian shkrimin e tij e titullon kështu: “Adrian Paci na tregon se si e vajtojmë vdekjen e diktatorit”. Pjesë të kësaj analize të publikuar në faqen hyperallergic.com, Telegrafi ua sjell më poshtë.

    Asnjë nga xhirimet në filmin e Adrian Pacit, “Interregnum” (2017), nuk është për autokratët. Artisti shqiptar përqendrohet te pamjet e turmave që mblidhen për të vajtuar publikisht diktatorët e shekullit XX. Skenat janë marrë kryesisht nga dokumentet zyrtare shtetërore, por që shkaktojnë një ndjenjë konfuzioni meqë tema e admirimit nuk shihet kurrë. Kur kamera fokusohet tek individët, ata shërbejnë si statistë emocionalë, si figurantë për diçka tjetër.

    Kur artisti gjerman Hans Holbein i Riu pikturonte “Trupin e Krishtit të vdekur në varr” (1520-22), ai i tronditi shikuesit duke e vendosur figurën e vdekur të Jezu Krishtit, para dhe në qendër. Nuk kishte vajtues, veç një formë e zymtë njerëzore së cilës i grabitet vitaliteti i jetës. Psikanalistja Julia Kristeva kaloi shumë kohë për ta diskutuar këtë pikturë në librin e saj “Black Sun” (Dielli i Zi). Ajo thotë se autori rus i shekullit të XIX-të, Fyodor Dostoyevski, e ka përmendur pikturën në romanin e tij “Idioti”, kur princi Mikshin bërtet: “Në atë pikturë! Njeriu mundet madje ta humbasë besimin nga kjo pikturë!”Në versione të tjera të të njëjtit subjekt, vajtuesit shihen. Piktori i Rilindjes italiane, Andrea Mantegna, pikturoi “Vajtimin mbi Krishtin e vdekur” (1470-1474), disa dekada përpara artistit gjermano-zviceran, dhe i vuri figurat që qanin në skaj – ata janë figurantë të zisë tonë. Në rastin e versionit të Holbeinit, subjekti është i izoluar. Është një realitet i zymtë, i tillë që një i krishterë i devotshëm do të tronditej për ta parë. Pse biri i Perëndisë do të lihej vetëm, në mënyrë njerëzore, aq i prekshëm, praktikisht i harruar?

    Vendosja e vajtuesve krijon një ndjenjë katarze te shikuesit, por Paci e bën të kundërtën për të tërhequr vëmendjen tonë tek turma vet e koreografuar. Figurat janë ende në pikëllimin e tyre, ose një figurë, shpesh një grua nga skenat e Evropës Lindore që fshin një lot – ajo është surrogatja jonë emocionale dhe në shumë kultura gratë e moshuara shpesh shihen si pasqyra e pikëllimit “të pastër”. E them këtë sepse pikëllimi shpesh ishte i rezervuar për elitën. Në një studim të autobiografive të klasës punëtore të shekullit të XIX-të, David Vincent vërejti se pikëllimi i pastër ishte i pazakontë midis vajtuesve, pasi ata ishin të ngarkuar nga borxhet dhe nga realitetet tjera shoqërore. Diktatorëve mund t’u ofrohet luksi i pikëllimit të pastër, teksa pak të tjerëve u jepet ky privilegj.Kur lenta nuk zmadhohet te individët, na shfaqet niveli i humbjes si era nëpër rrugët pa krye. Mesazhi është se kjo ngjarje është e dukshme pasi ndikon në çdo ditë.

    Por, Paci është plotësisht i vetëdijshëm për teatrin dhe këtë lojë. Figurat janë figurantë, por nuk janë automatonë, kështu që kamera ndalet në sytë e tyre dhe ne jemi të detyruar të imagjinojmë pikëllimin e tyre të vërtetë, apo nëse mund të jetë ngazëllim dhe ngushëllim?

    Artisti citon “Iliadën ose Poemën e Forcës” nga Simone Weil. Pronari vdes dhe skllavi qan. Është një kujtesë se mund të çlirohemi vetëm kur kërcënimi zhduket; e shërimi mund të ndodh vetëm në një vend tjetër kur trauma largohet. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.