Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Inspektorati vërteton mashtrimin e konsumatorëve nga ETC, ja çfarë vendimi ka marrë

    01/06/2018 | 14:10
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Inspektorati i tregut ka shqiptuar gjobë ndaj ETC-së në Prizren pas raportimit të një qytetari se ky market është duke mashtruar konsumatorët me çmimet e gotave të plastikës.

    Në bazë të këtij raportimi, një qytetar është ankuar në lidhje me një produkt i cili, në periudhën e blerjes nga konsumatori ka qenë në zbritje (aksion) prej 0.59 cent në 0.49 cent por që në arkë i është faturuar konsumatorit me vlerë 0.59 cent.

    Pas raportimit, kallxo.com ka njoftuar Inspektoratin e Tregut pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në lidhje me këtë praktikë të maketit ETC në Prizren.

    Në një njoftim shkruhet se Inspektoriat i Tregut ka inspektuar këtë market dhe ka konstatuar shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe ka shqiptuar gjobë.

    “Në subjektin e lartcekur afarist [ETC] produkti “Gota plastike 180 ml.” çmimi në raft ishte 0.49€ ndërsa te arka fiskale 0.59€ me çka u vërtetuar e raportimi i qytetarit ishte i bazuar, prandaj Inspektorët e Inspektoratit të Tregut ndaj subjektit në fjalë kanë shqiptuar gjobë administrative pasi që konsiderojmë se një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjin Nr.04/L-121 Për Mbrojtjen e Konsumatorit”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit të Tregut.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.