Gjykatësi për procedurë paraprake i Gjykatës Themelore në Pejë Sylë Lokja ka marrë vendim që të dyshuarit për krime luftë në Kosovës Milroad Zajiqit t’i zgjatet arresti shtëpiak edhe për dy muaj.
Prokuroria Speciale e Kosovës dyshon se Zajiq ka bërë krime lufte në Kosovës pasi në përfundim të luftës në vitin 1999, si pjesëtar i policisë, ka marrë pjesë në djegien e shtëpive të shqiptarëve.
Masën e arrestin shtëpiak Zajiq po e vuan në shtëpinë e në Klinë nga 20 marsi i këtij viti e ai ishte arrestuar më 19 mars.
Njoftimin për këtë masë arresti, përcjell radikim, e ka bërë avokati i Zajiqit Dejan A. Vasiq i cili ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Veriu.info/.