Mbrëmjen e djeshme në “Opinion” u transmetua një kronikë mbi 6 vajza jetime që jetojnë në Kukës, rast i bërë publik pak ditë më parë nga “Fundjavë ndryshe”.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj u tregua menjëherë i gatshëm të ndihmonte vajzat duke deklaruar se rrogën e tij do t’ua dhuroj atyre.
“Jam i detyruar dhe e bëj me kënaqësi që rrogën që e marr si deputet t’ua dhuroj këtyre vajzave për aq kohë sa unë të jem deputet”, tha Shehaj.
“Kjo nuk është zgjidhja, se këto vajza kanë nevojë për një familje”, u shpreh deputeti.