Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj: Kishte qëllime që të sabotohej ceremonia e Lidhjes së Prizrenit

    12/06/2018 | 18:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe një herë për incidentin që është përfshirë gjatë manifestimit të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka larguar një grua, e cila kishte dalë në foltore e paftuar, për të marrë fjalën.

    Kryeministri e quan si sabotim ngjarjen që ka ndodhur, ku thotë se nuk është hera e parë që i thirrin njerëzit me porosi për të bërë veprime të tilla. Ndërkohë që është shprehur se do ta bëjë publike nëse e merr vesh se nga kush është organizuar një veprim i tillë.

    “Nuk është hera e parë që i thirrin njerëzit, ju japin porosi me bë veprime të tilla. Ka plot raste të tilla, që janë duke i bërë. Kur ta gjej kam me ju tregua menjëherë”, tha Haradinaj, raporton KP.

    Ndërkohë, ka pasur një përgjigje edhe për ata që kanë deklaruar se kreu i qeverisë përdor dhunë.

    “U bë memoriali sot, është ceremoni shtetërore, a ta lajmë pra qaty të vije dikush në foltore, a ta lajmë se po bëjka, se po thonë. Dikush po i jep të drejt vetës, i kam dëgjuar analistët, ‘përdor dhunë’. A po doni me ju tregu çka është dhuna me mbrojt shtetin, shikoni çka bëjnë në Amerikë, shikoni para Shtëpisë së Bardhë. A guxon dikush me kalua vijën e caktuar. Nuk është dhunë ajo, mos harroni, dhunë është nëse i dhunon ato norma për të cilat ke ra dakord. Sot aty në ceremoninë e inaugurimit, imagjinoni me dal një budalla e me thënë po dua me fol diçka. Edhe dy herë më keq. Po, nuk e kish bë kurrë më. Çka jam duke ju thënë unë, se nuk është hajgare shteti, nëse dikush po donë me bë hajgare le të shkon ai ose ajo dhe për këtë i kemi nda rolet, dikush është hajgaregji, dikush e ka përnjëmend. Nuk ka me ndodh me i neglizhua kush ato detyra, ato përgjegjësi që i kemi dhe duhet ta kuptojnë të g jithë këtë. E di pse po e flas, se e di që nuk është krejt rastësi që dikush del në foltore në ngjarje shtetërore”, tha ai.

    Kreu i ekzekutivit gjatë manifestimit për shënimin e 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, doli dhe largoi një grua nga foltorja, e cila e paftuar mori fjalën.

    Gjatë ditës së djeshme Haradinaj ka deklaruar se po të ishte mashkull ndryshe do të sillej me të. /Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti
    • NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
    • Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
    • Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që përhapi ideologji ekstreme fetare
    • “Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.