Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gratë apo burrat kanë nevojë për më shumë gjumë?

    01/06/2018 | 16:43
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Burrat dhe gratë janë të ndryshëm për sa i përket gjumit.

    Gratë duhet të flenë 20 minuta më shumë se burrat, për shkak të trurit të tyre që bën shumë gjëra njëherësh, pra duke kryer shumë veprime në të njëjtën kohë.

    Këtë përfundim e kanë arritur shkencëtarë të Universitetit Duke në Karolinën e Veriut në SHBA. Studimi tregon se femrat kanë nevojë për një kohë më të gjatë gjumi pasi lodhen më shumë gjatë ditës duke qenë të mbingarkuara me disa punë, çka lodh edhe trurin e tyre.

    Të mos flesh mjaftueshëm apo të kalosh një natë pa gjumë cilësor ndikon negativisht në gjendjen e humorit të femrave, madje mund të çojë deri në gjendje melankolie dhe depresioni, thuhet në studim. Sa më shumë përdoret truri gjatë ditës aq më shumë do të ketë nevojë për pushim gjatë natës. Femrat, për shkak të kryerjes së shumë punëve në të njëjtën kohë që i përcakton ato si “multitasking”, kanë nevojë për një kohë rikuperimi më të madhe, gjë që lidhet me nevojën fizike për të fjetur për një kohë më të gjatë se sa meshkujt.

    Sipas studiuesve, meshkujt kanë nevojë për një kohë më të gjatë gjumi se normalja vetëm nëse kanë profesione të lodhshme dhe kanë përgjegjësi në punën tyre, që u shton stresin. Gjumi i natës për femrat, por jo vetëm, është vendimtar pasi i krijon mundësi trurit të rimarrë energjitë e humbura gjatë ditës. Të mos bësh një pushim të përshtatshëm të krijon shumë probleme fizike, madje ndikon edhe në plakjen më të shpejtë.

    Të ulësh numrin e orëve kushtuar gjumit është e dëmshme si për fizikun ashtu dhe për psikikën e njeriut, shkruan bota.al. Përveç se humbasin përqendrimin, njerëzit që flenë pak dhe jo mirë mund të preken nga patologji të ndryshme, ndër të cilat dhe ato të sistemit kardiak.

    Gjumi mund të favorizohet pasi të keni ngrënë një darkë të lehtë dhe të tretshme, duke shmangur veprimtaritë fizike para fjetjes. Të gjithëve u pëlqen një gjumë i mirë, që të zgjohesh në mëngjes plot energji për të kryer lehtësisht punët e ditës./Kosovarja/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, tre nga ta arrijnë në Tiranë
    • Arrestohet i dyshuari për su*lmin në Suharekë
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.