Reperi i njohur, Arian Agushi apo Gold AG, njihet si njëri ndër personat më solidar dhe bamirës. Ai në të gjitha intervistat e tij tregon përkushtimin ndaj fesë që ka.
Sonte Goldi bashkë me futbollistin Milot Rashica dhe hoxhën Halil Kastrati kanë shpërndarë iftar për nevojtarët, shkruan Indeksonline.
Këtë e ka bërë të ditur vet Goldi në një postim në Instagram, ku shihet me dyshen në pritje të iftarit.
Iftari iu shpërnda nevojtarëve te Jetimët e Ballkanit në Prizren. /Indeksonline/