Listës së emrave që kanë vendosur të jenë në sezonin e ardhshëm te KF Vushtrria iu është shtuar edhe një emër tjetër.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e talentuar Gazmend Ahmeti, i cili ka vazhduar kontratën me KF Vushtrria, kështu që ai edhe në të ardhmen do të jetë pjesë e bankinës së vushtrriasve.
Këtë e ka konfirmuar edhe klubi vushtrrias në faqen zyrtare të tij ku ka shkruar për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin Ahmeti.