Një grua nga SHBA’ja kishte kancer avancuar të gjirit që i ishte shpërndarë në të gjithë trupin. Për të nuk nuk kryente më punë as kimoterapia. Por, pas disa javëve asaj i ka ndodhur një mrekulli. Mjekët nga SHBA po deklarojnë se duke përdorur qelizat e saj dhe duke shfrytëzuar fuqinë e sistemit imunitar tek trupi i saj kanë arritur që t’i shërojnë tumoret.
Por, mjekët kosovarë shprehen skeptikë. Kjo metodë nuk kryen shumë punë tek këta pacientë. Me terapi imunitare merren edhe mjekët e QKUK’së. Sipas profesionistëve shëndetësorë, kjo lloj terapie përdoret pas shkallës së katërt të kancerit, por që rezultatet nuk janë edhe shumë të mëdha.
Është hera e parë që një paciente nga SHBA’ja, rreth 49 vjeçare, në shkallën më të vonë të kancerit të gjirit, është trajtuar me sukses me formën e imunoterapisë, duke i përdorë qelizat imunitare të vetë pacientes, të cilat kanë shkatërruar qelizat kancerogjene, që janë formuar në trupin e saj.
Gruaja 49 vjeçare është përzgjedhur për këtë lloj terapie pasi që disa nga kimioterapitë e zakonshme nuk po ndikonin aspak për të ndalur tumorin në gjirin e saj të djathtë, që po rritej dhe po shpërndahej në melçinë e saj, dhe më pjesët e tjera të trupit të saj. Për këtë formulë kundër kancerit media të fuqishme botërore lajmin e dhanë në faqet kryesore.
Por, me këtë lloj te terapisë trajtohen edhe pacientët kosovarë. Mjekët nga Instituti i Onkologjisë që gjendet në QKUK kanë folur për Gazetën Express, rreth kësaj forme të trajtimit. Drejtori i këtij Instituti, Ekrem Hyseni, ka sqaruar se këtë terapi e përdorin për pacinetët në Onkologji. Ai thotë se e njëjta përdoret në shkallën e katërt të terapive për kancerin. Por, sipas tij, rezultatet e saj nuk janë aq frytdhënëse.
“Studimet e reja janë duke shkuar në drejtim të imunoterepaisë. Zakonisht përdoret në shkallën e katërt dhe imunoterapia në përgjithësi e ka dhënë një rezultat deri në disa vite, një vit një vit e gjysmë. Në fillim jep përgjigje të mirë, po e humbë shpejtë përgjigjen. Pas 11 muajve prapë situata kthehet edhe ma keq. Ideja është me ja shtua jetëgjatësinë”, sqaron doktori, Ekrem Hyseni.
Sipas tij, në Onkologji përdoren disa lloje të imunoterapisë. Por, me anë të këtyre terapive sipas Hysenit, qelizat imune nuk hiqen asnjëherë nga organizmi i njeriut.
“Ne i përdorim disa lloje të imunoterapisë, interferomin e japim te melanoma gjatë gjithë kohës. Inferferomi jepet edhe tek karcinoma e melqisë. Jepen këto, po efekti i humbë shpejtë. Imunoterpapia është efekt i përkohshëm. Qelizat imune nuk hekën kurrë”, shpjegon onkologu Hyseni.
E ndërkohë, kolegët e Hysenit nga SHBA’të, në zbulimin të cilin ata thonë se e kanë bërë, deklarojnë se reagimi i imunoterapisë tek pacientja ka qenë i jashtëzakonshëm.
Sipas tyre, terapia ka bërë që të zhdukeshin të gjitha qelizat kancerogjene në mënyrë aq efektive, sa që pacientja është pa këtë sëmundje qe dy vite.
Tutje, ky sukses ka rritur shpresat se kjo lloj terapie do të funksionojë në më shumë pacientë me një shkallë të tillë të avancuar të kancerit të gjirit, dhe disa lloje të tjera të kancerit vështirë të trajtueshëm, si kanceri i vezoreve dhe ai i prostatës./Veriu.info/.