Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Edhe Bytyqi e Pacolli kujtojnë Vokrrin

    09/06/2018 | 17:48
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, dhe ai i arsimit Shyqiri Bytyqi kanë kujtuar kryetarin e Federatës së Futbollit Fadil Vokrri.

    Pacolli po ashtu tha se ka autorizuar protokollin e shtetit për të organizuar ceremoninë shtetërore të varrimit.

    “Në bazë të kompetencave të mija, kam autorizuar Protokollin e shtetit që të organizojë ceremoni shtetërore të varrimit, në shenjë nderimi për legjendën e sportit tonë. Republika e Kosovës e ka për obligim nderimin dhe respektin për figurën e Fadil Vokrrit. Vokrri i dha frymë edhe shtetësisë së Kosovës duke u angazhuar çdo moment për ndërkombëtarizimin e sportit tonë. Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA pa dyshim ishte meritë e angazhimit të tij të madh. Emri i tij i respektuar në futbollin evropian i mundësoi Kosovës qasje më të lehtë aty ku e ka vendin, andaj Vokrri meriton nderimin dhe respektin e të gjithëve”, ka shkruar Pacolli.

    Ndërsa Shyqiri Bytyqi, ministër i arsimit, ka thënë se Vokrri i ka bërë krenar të gjithë.

    “Fadil Vokrri na ka bërë krenarë vit pas viti me lojën e tij, e me pas edhe me punën e përkushtimin për ta quar përpara futbollin kosovar dhe për të hapur rrugë për të gjithë ata talentë në këtë sport. Ai ishte frymëzim për gjenerata të tëra dhe si i tillë do të mbetet në historinë e futbollit shqiptar, ku ai la gjurmë të pashlyeshme. Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë, komunitetin e sportistëve dhe mbarë kombin shqiptar. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Bytyqi./Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.