Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Dyshimet për kindapimin e gazetarit në Prishtinë

    19/06/2018 | 13:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) ka mohuar të ketë pranuar informacione se një gazetare e tyre është kidnapuar të hënën në Prishtinë, siç po dyshohet nga Policia e Kosovës.

    Një raport i brendshëm i Policisë së Kosovës, të cilin e ka siguruar Insajderi, thotë se të hënën është kidnapuar një grua, në veturën e së cilës është gjetur një kartë identiteti e një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

    Mirëpo, drejtori i Informacionit në Radio Televizionin Shqiptar, Bledar Zaganjori ka thënë se RTSH-ja nuk posedon informacion që një gazetare e tyre është kidnapuar dje në kryeqytetin e Kosovës.

    “Nuk kemi asnjë informacion që ndonjë gazetare e Radio Televizionit Shqiptar është kidnapuar të hënën në Prishtinë”, ka thënë Zagonjari në një bisedë telefonike me Insajderin. “Ne nuk kemi dërguar asnjë gazetar apo gazetare për çështje pune në Kosovë gjatë këtyre ditëve”.

    Në raportin e brendshëm të Policisë së Kosovës theksohet se gruaja e kidnapuar dyshohet të jetë gazetare e Radio Televizionit Shqiptar.

    “Tre dëshmitarë të kombësisë shqiptare kanë raportuar se tre persona të panjohur e kanë futur me forcë në veturën e tyre një grua dhe më pastaj janë larguar”, thuhet në raportin e brendshëm të Policisë së Kosovës.
    Në të njëjtin raport, Policia e Kosovës konfirmon se ka gjetur një veturë e cila besohet që i takon personit të kidnapuar.

    “Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një veturë që besohet t’i takojë gruas së kidnapuar. Policia e Kosovës gjeti brenda mjetit një kartë identifikuese të një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar”, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës. /Insajderi.com/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.