Dita në Tokë do të bëhet më e gjatë, pasi Hëna është duke lëvizur më larg, kanë konfirmuar shkencëtarët.
Por mos u shqetësoni pasi për të fituar një orë që dita të bëhet më e gjatë, nevojiten miliona vite, thonë shkencëtarët.
Një ditë zgjati vetëm 18 orë rreth 1.4 miliardë vjet më parë, për shkak se planeti rrotullohej më shpejt, llogariten ekspertët.
Atëherë Hëna ishte edhe më afër dhe ndikon në mënyrë se si Toka rrotullohet.
Hëna po largohet me një normë prej 3.82 cm në vit, duke shtuar dy milisekonda në ditët tona çdo shekull.
Ata përfundimisht do të zgjasin shumë, thotë ekipi i SHBA-së./Indeksonline/.