Dieta vegane ka qenë mjaft e përhapur vitet e fundit dhe bëhet fjalë për një regjim ushqimor ndryshe nga ajo vegjetarianë, që përjashton çdo lloj produkti me origjinë shtazore, përfshi dhe mjaltin dhe vezën.
Dhe pse mund të jetë e vështirë të shkëputesh nga pjatat tradicionale, kombinimi i ushqimeve të propozuara ka pak kalori dhe e pasur me veti që të ndihmojnë të ruash linjat.
Dieta vegane kryesisht përbëhet nga bishtajoret dhe drithërat, frutat e thata dhe farat, fruta dhe perime, alga detare dhe drithëra integrale. Më poshtë keni një shembull që mund ta ndiqni të dietës vegane
E hënë Mëngjes: Sallatë frutash Mesvakt: Një grusht fruta të thata Drekë: falafel dhe humus me perime. Pasdite: një gotë me qumësht vegjetal, kokosi, bajamesh apo soje, dhe një tost me domate dhe vaj. Darkë: Picë pa djathtë dhe produkte të tjera shtazore E martë Mëngjes: Një gotë qumësht vegjetal, një tostë integrale me pure avokado dhe domate Mesvakt: Miks i frutave të freskëta Drekë: Sallatë me kuinoa, asparag dhe luleshtrydhe Pasdite: Një gotë me qumësht vegjetal dhe një lugë më fara luledielli Darkë: Brokoli në tigan me kungull dhe tofu E mërkurë Mëngjes: lëng portokalli shoqëruar me një dardhë dhe një kivi, një grusht fruta të thata dhe një tostë me salltë jeshile dhe vaj ulliri. Mesvakt: Një gotë qumësht vegjetal dhe biskotë vegane. Drekë: krem patatesh dhe preshi, qofte tërshëre dhe domate dhe trumzë. Pasdite: Një mollë dhe një dorë me arra, 20 gram. Darkë: Sallatë me qiqra, oriz integral dhe tofu, bukë integrale dhe kos soje. E enjte Mëngjes: Një dardhë dhe një pjeshkë, një gotë me qumësht vegjetal dhe një dorë me fruta të thata
Mesvakt: mollë dhe kivi dhe biskota integrale ose vegane. Drekë: makarona me salcë domate dhe tofu, sallatë me bizele dhe perime Pasdite: Dy mandarina Darkë: Perime në tigan, dhe një gotë me qumësht vegjetal E premte Mëngjes: Një gotë qumësht vegjetal me biskota vegane prej tërshëre dhe kokosi. Mesvakt: Sallatë frutash të thata Drekë: Hamburger me fasule e kërpudha, dhe patate furre Pasdite: Një gotë qumësht vegjetal me bukë integrale dhe pure avokado e domate Darkë: Tofu me salcë hudhrash dhe sallatë radhiqesh me majonez vegan. E shtunë Mëngjes: Çaj me qumësht tërshëre dhe bukë integrale me marmalatë. Mesvakt: Një gotë me qumësht vegjetal dhe biskota vegane Drekë: brusketë me domate dhe speca të kuq të mbushur me oriz. Pasdite: Dy fruta Darkë: Omletë vegane me kërpudha.
E diel Ditë pushimi. Përgatisni një menu të lirë, sigurisht me produkte jo me origjinë shtazore, kuptohet.