Një 24-vjeçar vdiq pasi të mërkurën rreth orës 23:00 u hodh nga kati i gjashtë i një ndërtese në Mitrovicë.
Burime të Gazetës Metro, brenda Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se viktima është nga Shqipëria. Ai banonte me qira në ndërtesën nga ku u hodh, dhe ra në tarracën e lokalit “Zippo”.
Edhe pse në vendngjarje kishte dalë Ambulanca, dhe viktima ishte transportuar për në spital, raportohet se ai kishte vdekur në vend.