Dy dëshmorët që janë nga territori i Komunës së Vushtrrisë, Sahit M. Avdulli dhe Kadri R Dushi, por të cilët më parë kanë qenë të varrosur në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Polac të Skenderajt, pritet të rivarrosen në Vushtrri.
Me ceremoni zyrtare të udhëhequr nga Forca e Sigurisë së Kosovës, të mërkurën pritet rivarrimi i dy dëshmorëve të Kombit në ‘Varrezat e dëshmorëve’ në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, të mërkurën prej orës 11:00.
Rivarrimi i tyre po bëhet me një vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.