Në bazën e MSU Carabinieri e cila gjendet në Fushë Kosovë, sot u mbajt ceremonia e certifikimit të (20 njëzet) zyrtarëve policorë, të cilët me sukses kaluan trajnimin që i dedikohej “luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
“Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë menaxhmentin e Policisë, KFOR-it, si dhe ministrin e Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, i cili ishte pjesë e ndarjes së certifikatave për zyrtarët policorë.
Ky trajnim i ofruar nga Carabinieri MSU, është financuar nga Bashkimi Evropian përmes projektit “mbështetje e mëtejshme institucioneve të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Policia e Kosovës këto trajnime i ka vlerësuar si mjaft të nevojshme dhe të dobishme për zyrtarët policorë, për të cilat falënderojmë MSU-në dhe BE-në, që në vazhdimësi kanë përkrahur dhe mbështetur institucionin e PK-se. /Telegrafi/.