Nëse ka ndonjë gjë që na ka mësuar historia, atëherë është se një sëmundje vdekjeprurëse do të krijohet dhe do të shpërndahet përgjatë globit.E kjo shumë lehtë mund të ndodhë brenda dekadës së ardhshme. Ndërkaq, sa i përket kësaj sëmundje, Bill Gates thotë se nuk jemi të gatshëm, transmeton Telegrafi.
Ndonëse ai e ka pranuar se jemi duke i ndihmuar familjet anë e mbanë botës të dalin nga varfëria e skajshme dhe bota është duke u përmirësuar në eliminimin e sëmundjeve si polio dhe malaria, Gates thotë se është një aspekt ku bota nuk është duke shënuar progres të mjaftueshëm: gatishmëria pandemike.Gates ka prezantuar një stimulim nga Instituti për Modelim të Sëmundjeve i cili ka zbuluar se një grip i ngjashëm me atë që i kishte vrarë 50 milionë njerëz në vitin 1918 mund të shfaqet gjatë dekadës së ardhshme dhe mund t’i vret 30 milionë persona brenda gjashtë muajve.
Edhe Melinda Gates, gruaja e Bill-it, ka thënë se kërcënimi i një sëmundje globale, qoftë nëse krijohet artificialisht apo në mënyrë natyrale, mund të jetë rreziku më i madh për njerëzimin. /Telegrafi/.